Ngjarje

Fëmijët festojnë për 1 Qershor (fotogaleri)

Pas një periudhe të gjatë izolimi nga pandemia Covid-19, fëmijët po shijojnë në liri të plotë festën e tyre 1 Qershorin.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Gazeta “Si”, fëmijët po festojnë të çliruar festën e tyre në parqet e Tiranës.

Më 1 Qershor jo vetëm festohet, por kjo ditë njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.

1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë.

Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë