Ngjarje

1 qershori çel çerdhe e kopshte. Rregullat për prindërit e edukatorët

Më 1 qershor çelen kopshtet dhe çerdhet, Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmerrennë kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

Sipas protokollit të sigurisë; në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit  60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

Fëmija do të duhet të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën  tek personeli i çerdhes

Po ashtu, fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

Në momentin që fëmija hyn në institucion cdo ditë, do i matet temperatura me termometër digjital dhe do ti pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe / Kopësht.

Protokolli e lë opsionale vaskën me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në çerdhe/ kopësht.

Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit dhe nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

Fëmijët e një grupi do të qedrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

Po ashtu rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmije).

Urdhërohet të kryhet dezinfektimi i çdo dhome çdo ditë dhe pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese

Në fund të ditës të kryhet dhe dezinfektimi i mjediseve të përbashkëta.

Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdoren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë