Sport

Zyrtare/ Fury përballë Usyk, ndeshja e vitit zhvillohet në dhjetor në Rijad

Gazeta Si – Stafet e dy boksierëve kanë konfirmuar firmosjen e kontratës. Me shumë mundësi, sfida do të zhvillohet më 23 dhjetor. Në lojë është titulli i peshave të rënda i unifikuar. Nuk ndodhte prej vitit 1999.

Ndeshja që donin të gjithë në botën e boksit, më në fund të bëhet. Tyson Fury do të sfidojë Oleksandr Usyk për titullin e peshave të rënda “undisputed”, i vlefshëm për të gjitha kategoritë.

Boksieri anglez do të vërë në lojë gjerdanin Wbc, kurse ukrainasi gjerdanët Wbo, Wba dhe Ibf. Do të jetë hera e parë që titulli i peshave të rënda do të unifikohet që nga viti 1999, kur ishte në pronësi të Lennox Lewis.

Sfida do të zhvillohet në ‘Kingdom Arena’ të Rijadit, në Arabinë Saudite, ‘meka e re‘ e boksit, jo vetëm e futbollit. Data e saktë nuk është zyrtarizuar, por mund të jetë 23 dhjetori. Fury do të ndeshet në Rijad më 29 tetor në një ndeshje-ekzibicion kundër ish-kampionit të botës Ufc të peshave të rënda, Francis Ngannou.

Në rast të ndonjë plage apo dëmtimi të Fury, mund të shtyhet ndeshja e shumëpritur me Usyk. Lumi i parave që gjeneron kjo ndeshje është një garanci se në një mënyrë apo tjetër, kjo sfidë do të zhvillohet.

Fury ka postuar në Instagram një nga mesazhet e zakonshme: “Unë bëj atë që them. Unë them atë që bëj. Kjo është era e Gipsy King. Arratisja jote si lepur po merr fund Usyk. Faleminderit Mbretëri (Arabia Saudite)”. Të kënaqur për akordin janë Frank Warren dhe Alex Krassyuk, prokuratorët e dy boksierëve.

Të dy sportistët janë pa humbje: Fury ka 33 fitore dhe 1 barazim, Usyk ka 21 fitore. Do të jetë ndeshja e vitit, ose një nga ndeshjet më të mëdha të shekullit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë