“BMW Open by Bitpanda” është turneu i parë nga katër që organizohen në Gjermani në kalendarin e “ATP Tour”. “International Tennis Championships” u organizua për të parën herë në Bavari në vitin 1900 ndërsa “BMW Open by Bitpanda” u zhvillua për të parën herë në “Munich Iphitos Tennis Club” në vitin 1974. Prej asaj periudhe tenistët gjermanë e kanë fituar 10 herë trofeun, 3 prej të cilave Philipp Kohlschreiber në edicionet 2007, 2012 dhe 2016. Ndërsa Alexander Zverev e fitoi dy vite rradhazi në 2017 dhe 2018. Prej këtij viti rritet në nivel “ATP 500”. Fituesi në fuqi është vendasi

Jan-Lennard Struff, ndërsa merr pjesë edhe Alexander Zverev. Paralelisht zhvillohet edhe “Barcelona Open Banc Sabadell”. “Trofeo Conde de Godo” zhvillohet në “Real Club de Tenis Barcelona-1899”. Ai është turneu më i vjetër spanjoll dhe luhet prej vitit 1953. “ATP 500” në dhe të kuq është një nga më të rëndësishmit në tenisin spanjoll dhe qytetin e Barcelonës. Rafael Nadal mban rekord me 12 trofe ndërsa kampioni në fuqi është Casper Ruud. Këtë sezon pretendent për ta fituar është Carlos Alcaraz, fituesi i freskët i Master-it në Monte Carlo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




