Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një konferencë për shtyp tha se në vatrat e gripit të shpendëve po bëhet testimi në zonë dhe komunikimi i riskut për fermerët dhe veterinerët.
Disa ditë pas konfirmimit të influencës aviare në vend, Gjeci tha se kanë ngordhur 382.672 shpendë dhe vazhdon asgjësimi i tyre.
“Është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun që të dihet se është në fuqi Urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Ky urdhër do të zbatohet në tre qarqet ku është konfirmuar vatra e sëmundjes: Durrës, Dibër Korçë.
Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla”, tha ajo
Gjeci shtoi se në 63 kontrolle të tjera nuk janë gjetur raste të dyshimta të sëmundjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



