Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, në një konferencë për shtyp tha se bizneset që kanë pësuar humbje në numër pulash nga gripi i shpendëve do të dëmshpërblehen, pa dhënë më shumë detaje.
Sipas shifrave të publikuara nga Gjeci, kanë ngordhur 340 mijë pula dhe 120 mijë të tjera janë për tu asgjësuar.
Zëvendësministrja tha se procesi i groposjes po vazhdon dhe hodhi poshtë deklaratën e Bashkisë Durrës se nuk ka vend për t’i groposur.
Ajo shtoi se të gjitha vezët me rrezik janë tërhequr nga tregu duke ritheksuar se nuk ka asnjë shqetësim për konsumatorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.