Zv.Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci në një konferenc për shtyp tha se Durrësi, Korça dhe Dibra janë tashmë vatër e gripit të shpendëve.
Gjeci raportoi ngordhjen e 358 mijë shpendëve dhe në 24 orë janë groposur vetëm 30 mijë shpendë.
“Dua të sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rast që sëmundja mund të transmetohet nga nënproduket e shpendëve. Aktualisht zonat në karantinë janë Durrës perimetri 10 km. Dibër perimetri me rreze 10 km qendra në Rrethkal. Karantina në Korçë me rreze 10 km, qendra në Prespë të Vogël”,-tha zv. Ministrja teksa shtoi se do të shtohen masat.
Ditën e djeshme, Gjeci tha se kanë ngordhur 340 mijë pula dhe 120 mijë të tjera janë për t’u asgjësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



