Media Galeri

Zjarri shpërthen në një qiellgërvishtës në Hong Kong

Një zjarr shpërtheu në një qiellgërvishtës në ndërtim e sipër në një lagje tregtare të Hong Kongut.

Zjarri filloi në kantierin e ndërtimit, që ndodhet në Rrugën e Mesme 11 në distriktin Tsim Sha Tsui, rreth orës 23:11 të së enjtes(2 mars). Departamenti i shërbimeve zjarrfikëse dërgoi oficerë në vendngjarje për të parandaluar përhapjen e zjarrit në ndërtesat aty pranë. Askush nuk u lëndua në incident.

Qeveria njoftoi se zjarri u shua kryesisht në orën 8:30 të mëngjesit të së premtes.

Ndërtesa, e cila do të strehojë Klubin historik të Marinarëve, ishte planifikuar të përfundonte vitin e kaluar, por u vonua për shkak të pandemisë.

Klubi, për marinarët e qytetit dhe vizitorët, hapi dyert e tij në 1967 dhe u shkatërrua në 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë