Flakët në Malin e Shëngjinit kanë nisur që nga e shtuna pasdite dhe zjarri është rindezur në mëngjesin e hënës duke e bërë të vështirë mbajtjen nën kontroll të flakëve.
Për shkak të erës, izolimi i vatrave të zjarrit aktualisht është i pamundur.
Autoritetet kanë thënë se janë evakuuar banorët afër zonës së zjarreve, ndërsa pushuesit besohet se janë më larg asaj pjese.
Në një njoftim të bashkisë së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin ka dalë plotësisht jashtë kontrollit”.
Sipas njoftimit, gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës në përpjekje për të lokalizuar flakët.
Përpos nga Lezha, mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur edhe nga Mirdita, Tirana, Kamza, Berati, Fieri, Lushnja, Vau i Dejës, si dhe Shkodra./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.