Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për dy shtetasit e arrestuar për zjarret që përfshinë malin e Shëngjinit.
Gjatë seancës gjyqësore, dy të pandehurit, Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj, nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se janë banorë të zonës, por nuk kanë lidhje me këtë çështje.
Policia e Lezhës i vuri në pranga shtetasit në fjalë me akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, pasi sipas policisë zjarri ishte i qëllimtë.
Zjarret në malin e Shëngjinit vunë në rrezik banesa e biznese të zonës. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë malor, edhe atje janë hasur probleme në izolimin e vatrës së zjarrit.
Lidhur me situatën e zjarreve në Shëngjin reagoi edhe presidenti Ilir Meta. Ai u bëri thirrje Forcave të Armatosura, Ministrisë së Brendshme, Emergjencave Civile dhe drejtuesve të pushtetit vendor në këto qarqe të marrin menjëherë masa, në mënyrë që të neutralizoheshin vatrat e zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




