Një zjarr ka rënë në zonën pyjore të Linzës në malin e Dajtit teksa shkaqet nuk dihen ende. Në një kohë kur gjithë Shqipëria është e detyruar të qëndrojë në shtëpi zjarri i papritur ka rënë në pyll teksa nuk kërcënonte jetë njerëzish. Për shkak të pamundësisë së forcave zjarrfikëse, ministria e Mbrojtjes bën të ditur se forcat e Armatosura ndërhyjnë nga ajri pë të shuar zjarrin e rënë në malin e Dajtit, pranë zonës së Linzës. Ministria e Mbrojtjes thotë se krahas angazhimit nga toka të efektiveve të zjarrfikësve u kërkua ndërhyrja nga ajri. Për shuarjen e zjarrit u angazhua edhe një helikopter i Forcës Ajrore dhe ekuipazhi i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



