Ngjarje

Zjarri në Kashar, ku humbi jetën Arjan Sala-Momenti kur forcat zjarrfikëse luftojnë me flakët (video)

Thuajse një javë pas ngjarjes tragjike, ku Arjan Sala humbi jetën për të shpëtuar nga zjarri disa punonjës të një magazine në Kashar, janë publikuar pamjet e luftës së forcave zjarrfikëse me flakët.

Ashtu siç shihet, flakët kanë qenë të fuqishme dhe zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur t’i vinin ato nën kontroll.

Punonjësi i sigurisë në qendrën tregtare ku ndodhej magazina, ishte i pari që reagoi pas rënies së zjarrit në objekt.

Pasi i nxori të gjithë nga vatra e rrezikut, 32-vjeçari Arjan Sala nuk mundi të dalë vetë. 

Babai dhe familjarët e tjerë prisnin para magazinës për një lajm por trupi i tij u gjet dhe u nxor mëngjesin e të shtunës, 27 orë pasi kishte ndodhur ngjarja.

Të hënën, familja Sala priti për ngushëllime kryeministrin Rama, i cili u dorëzoi edhe certifikatën “Dëshmor i Atdheut”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë