Gazeta Si – Të paktën dhjetë të vdekur. Numri i viktimave nga zjarret në Los Anxhelos po rritet, “më shkatërruesit” në historinë e Kalifornisë siç tha presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe më i kushtueshmi në historinë e Shteteve të Bashkuara, sipas “Los Angeles Times”.
Por numri është i pjesshëm dhe i destinuar të rritet: “Ne ende nuk kemi të dhëna të caktuara”, – pranon sherifi i kontesë së Los Anxhelosit, Robert Luna.
Rreth 117 kilometra katrorë tashmë janë djegur, rreth 10 mijë shtëpi janë në flakë, sa madhësia e qytetit të San Franciskos, ndërsa mbi 180,000 njerëz janë zhvendosur.
Sa i përket shkaqeve, hipoteza që po fiton terren është se zjarret vijnë si pasojë e problemeve në rrjetin elektrik. Ndërkohë, ka nisur të dalë një shpjegim i mundshëm për këtë seri të pandalshme zjarresh.
Ashtu si zjarret shkatërruese dy vjet më parë në Maui, Haëaii, flakët në Los Anxheles u shkaktuan gjithashtu nga problemet në rrjetin elektrik.
Kjo del sipas “Whisker Lab”, një kompani që mbledh të dhëna nga sensorë të aftë për të monitoruar problemet në rrjet të furnizimeve me energji.
Kompania thotë se sistemi i saj zbuloi provlematik në linjat e energjisë pranë vendit ku filluan zjarret përpara se të shpërthenin.
Deri në vitin 2023, sensorët e kompanisë kishin dhënë disa nga provat e para se zjarri në Maui ishte shkaktuar nga linjat e energjisë elektrike.
Ndërkohë është arrestuar edhe një zjarrvënës i dyshuar. Episodi ka ndodhur në zonën në veri të Los Anxhelosit, afër vendit ku është ndezur zjarri “Kenneth”.
Rreth orës 16.30 me orën lokale (1.30 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri), policia ndërhyri pas raportimeve të një burri që ishte duke u përpjekur për të ndezur një zjarr në rrugën “Ybarra” në Woodland Banorët që panë zjarrvënësin e dyshuar e bllokuan atë derisa oficerët mbërritën.
Të gjitha shkollat në distriktin shkollor të Los Anxhelosit, i dyti më i madh në vend, do të mbyllen për shkak të tymit të dendur që varet mbi qytet dhe shiut të hirit në disa pjesë.
Kryetari i Bashkisë së Pasadenës, Victor Gordo, i cituar nga CNN, tha: “Ne kemi filluar të shohim njerëz që kthehen (në shtëpitë e tyre) në ato zona (të evakuuara) dhe mesazhi ynë është ky: qëndroni jashtë atyre zonave derisa të dëgjoni zyrtarisht nga autoriteteve se urdhri është hequr”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.