Pas tragjedisë që shkaktuan zjarret në periferi të Athinës, duke u marrë jetën dhjetëra njerëzve dhe duke plagosur qindra të tjerë, vjen dorëheqja e parë nga kabineti qeveritar i Tsipras.
Ministri për Mbrojtjen Civile, Nikos Toskas, ka dhënë dorëheqjen , duke u bërë kështu i pari person që merr përgjegjësinë pas ngjarjes katastrofike.
Siç raportojnë mediat greke, ditën e sotme kryeministri grek, Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Toskas që e kishte paraqitur një javë më parë, madje dhe e ka firmosur.
Pas këtij vendimi drastik, Tsipras falënderoi zv.ministrin Toskas për punën e bërë dhe për bashkëpunimin, ndërsa tashmë kompetencat për këtë detyrë i kalojnë ministrit të Brendshëm, Panos Skurleti.
Ndërkohë në një prononcim për mediat, Toskas falënderon kryeministrin Tsipras për besimin që i kishte dhënë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.