Bota

Zjarret e mëdha pyjore në Korenë e Jugut kanë shkaktuar të paktën 18 të vdekur

Gazeta Si – Zjarret e mëdha pyjore që vazhdojnë prej ditësh në zona të ndryshme të Koresë së Jugut kanë shkaktuar të paktën 18 të vdekur.

Sipas mediave lokale, zjarret filluan të premten e kaluar në disa zona në juglindje të vendit dhe ende nuk janë shuar plotësisht.

Ndërkohë, më shumë se 23 mijë njerëz janë evakuuar dhe mijëra zjarrfikës dhe ushtarë po punojnë për të shpëtuar njerëzit dhe për të frenuar vatrat e flakëve

Të mërkurën pritet të bien reshje shiu në zonat e prekura, të cilat mund të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

Më shumë se 170 kilometra katrorë tokë janë djegur deri më tani. Zjarri më i madh ndodhi në qarkun Uiseong, ku zjarri dogji edhe tempullin e lashtë budist të Gounsa, që daton në vitin 681 pas Krishtit.

Zjarret e këtij ashpërsie janë mjaft të rralla në Korenë e Jugut dhe për sa i përket shkallës së dëmit, ngjarje të ngjashme kanë ndodhur vetëm dy herë në historinë e vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë