Ka ndodhur

Zjarr pranë një ish-reparti ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (Foto)

Gazeta Si – Një zjarr ka përfshirë një ish-repart ushtarak në Fier. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë nisur nga kodrat e Mbyetit, ndërsa janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Sipas raportimeve në vendngjarje janë dëgjuar shpërthime fishekësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë