Një zjarr masiv ka përfshirë pjesën pyjore në Delvinë, afër Syrit të Kaltër.
Zjarri ka rënë prej një ore dhe po kërcënon Parkun Natyror. Kështu shkruhet në faqen “Klubi i Guidave Shqiptare”, që zjarri ka rënë afër Syrit të Kaltër. Ndërkohë burime të Gazetës “Si” pranë Ministrisë së Mbrojtjes thonë se nuk ka lidhje fare me Syrin e Kaltër, është shumë kilometra larg, në kufi me Delvinën.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq, Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër, ndërsa flakët janë ende jashtë kontrollit.
Ndërhyrja e zjarrfikësve është gati e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




