Lajme

Zjarr në barakat e romëve në Shkodër, humb jetën 13-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një 13-vjeçare e komunitetit rom ka gjetur vdekjen, pasi baraka ku ajo jetonte së bashku me familjen e saj është përfshirë nga flakët .

Baraket e këtij komuniteti janë të ndërtuara në lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës, ndërsa zjarri ka rënë herët në mëngjes, ku 13-vjeçarja nuk ka mundur të dalë duke u djegur brenda.

Deri më tani nuk raportohet për të tjerë të lënduar.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikës, të cilët kanë shuar zjarrin dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë