Lajme

Zjarr masiv në pyjet e Tropojës, rrezikohen dy fshatra

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e Tropojës që prej mbrëmjes së djeshme. Zjarri që është aktiv prej disa orësh është bërë akoma dhe më i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke iu afruar edhe disa banesave. Mësohet se janë disa shtëpi që rrezikohen nga flakët në se vala e zjarrit po avancon me të njëjtat ritme.

Deri më tani janë disa dhjetëra hektarë pyje që janë djegur dhe dy fshatrat, Paç e Margegaj janë të rrezikuara. Banorët mësohet të kenë bërë thirrje për ndihmë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse, për shkak edhe të terrenit të thyer malor.

Sakaq nuk bëhet me dije se cili është shkaku i kësaj vatre zjarri, që gjatë natës është favorizuar shumë edhe nga era, duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë