Disa dhjetëra protestues libanezë u vunë zjarrin bankave në një lagje të Bejrutit sot(16 shkurt) dhe bllokuan rrugët për të protestuar kundër kufizimeve jozyrtare në tërheqjen e parave dhe situatës ekonomike të vendit të përkeqësuar me shpejtësi.
Protestuesit synuan të paktën gjashtë degë bankash pasi monedha libaneze shënoi rënie rekord kundrejt dollarit.
WATCH: #BNNLebanon Reports.
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) February 16, 2023
Protesters in #Lebanon damaged and set fire to commercial banks in a #Beirut neighborhood on Thursday, blocking highways in protest over years of informal restrictions on cash withdrawals and increasingly deteriorating economic conditions.#Protest pic.twitter.com/8M7Yxuv5lQ
Që nga viti 2019, bankat e vendit kanë vendosur kufizime për tërheqjen në dollarë amerikanë dhe monedhën libaneze, megjithëse këto nuk janë zyrtarizuar në ligj, duke i bërë depozituesit të kërkojnë akses në paratë e tyre përmes apelimeve ose me force.
Që nga ai vit, sektori financiar i vendit ka shënuar rënie, dhe monedha libaneze ka humbur më shumë se 98% të vlerës së saj. Kursi i këmbimit sot ishte rreth 80 mijë paund për një dollar, ndërsa dy ditë më parë arriti në 70 mijë paund për një dollarë.
Kjo rënie e re e monedhës së Libanit nënkupton një rritje të çmimeve të benzinës. Tashmë më shumë se 80% e popullsisë së vendit jeton nën kufirin e varfërisë. Nga viti 2021, autoritetet libaneze kanë hequr subvencionet e qeverisë për karburantet dhe produktet bazë si mielli dhe ilaçet.
Në përgjigje të kësaj rritje të çmimeve, dhjetëra taksistë bllokuan të mërkurën rrugën para Ministrisë së Brendshme në Bejrut për të protestuar për uljen e të ardhurave të tyre.
Burimi: US.News/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



