Nga Gazeta ‘SI’ – Stoku total i depozitave vazhdoi rënien edhe gjatë muajit qershor, duke arritur në 1.24 trilion. Nga maji në qershor rënia raportohet të jetë 0.7%, ose rreth 9 mld lekë.

Reduktimi në vlerë i stokut do të thotë tërheqje e parave, por në këtë rast lidhet me zhvlerësimin e fortë të euros në tregun shqiptar. Në këtë monedhë janë pjesa më e madhe e kursimeve në Shqipëri nga biznese dhe individë, por raportohen në lekë.
Nga ana tjetër, vetë depozitat në lekë kanë pësuar një rritje me 3 mld lekë nga maji në qershor duke arritur në total 547 mld lekë. Depozitat në euro kanë pësuar rënie, lidhur po me zhvlerësimin e monedhës, në rreth 15 mld lekë më pak nga muaji qershor.
Gjithsesi në raport vjetor stoku i depozitave është më i lartë se një vit më parë, me rritje rreth 1%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.