Gazeta Si - Prej 4 muajsh nuk dihet asgjë sa i përket fatit të Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për të.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, sërish deklaroi këtë të shtunë se çështja është drejt zgjidhjes, por nuk pa specifikuar detaje.
LEXO EDHE:
- "Familjen tënde ose Visin"… Si u nxor në pritë Ervis Martinaj. A është ekzekutuar edhe bashkëpunëtori që e tradhtoi?
- “Jeton Lami njeh policë, prokurorë e gjyqtarë që paguhen nga Ervis Martinaj. Ta mbrojmë si dëshmitar!”
"Jemi në rrugë të mbarë të rastit për të cilit ju i referoheni. Kryeministri ka kërkuar nga policia e shtetit zgjidhjen e rastit për të cilin gjykojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin".
Martinaj, humbi kontaktet në 8 gusht 2022, teksa ndodhej në qytetin e Shijakut, ku dyshohet se kishte shkuar të takonte një anëtar të fisit Avdylaj në këtë zonë.
Pamjet e fundit në lidhje me të janë fiksuar pranë një qendre tregtare në Tiranë. Deri më tani ka pasur mjaft spekulime, por as prokuroria dhe as policia nuk kanë thënë diçka më tepër mbi rastin në fjalë.
Policia e Shtetit dhe prokuroria e Laçit,kanë vijuar hetimet por kontrolli i banesave dhe shumë veprime të tjera nuk kanë sjellë asnjë rrezultat pozitiv për zbardhjen e ngjarjes.
Në fillim të muajin shtator 2022, u arrestua punonjësi i operacionales Jeton Lami, i cili rezultoi të kishte shoqëruar për një kohë të gjatë Ervis Martinaj dhe persona të tjerë të grupit të tij.
Megjithatë, Lami nuk ka treguar asgjë mbi zhdukjen e mikut të tij, duke kyçur gojën para hetuesve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.