Gazeta Si – Misteri i zhdukjes së të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, vzhdon të shoqërohet ende në “ngritje supesh” nga autoritetet dhe qeveria.
Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga kallëzimi i familjarëve të tij, Policia e Shtetit nuk ka asnjë variant apo qëndrim zyrtar.
Në një gjatësi vale me kryeministrin Rama, kanë qenë, si ministri i Brendshëm, ashtu edhe drejtori i Policisë së Shtetit.
LEXO EDHE:
– Efektivi i policisë prenotoi dhomën e hotelit dhe bëri taksistin për Ervis Martinajn – Si u zbulua
– Zhdukja e Ervis Martinajt, Rama: Policia e ka përgjigjen që sot, por shumë shpejt do të flasë me prova
Bledi Çuçi deklaroi se do të flitet kur të kenë prova e nuk mund të flasë pa i pasur ato.
“Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova,” tha ministri.
Edhe Muhamet Rrumbullaku, i cili ka pak javë që ka marrë postin në vend të Gledis Nanos, ka mbajtur linjën e eprorëve të tij.
“Mund t’ju them që struktuat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht, – tha Rrumbullaku. – Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova”.
Më herët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë një përgjigje për fatin e tij, por opinioni publik duhet të presë edhe pak për të konfirmuar provat.
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve disa ditë më parë se Rama e di ku ndodhet Martinaj dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.
I njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, Ervis Martinaj është zhdukur prej 40 ditësh. Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën, duke u kthyer në një “Big Brother” të kronikës së zezë siç e cilësoi edhe vetë kryeministri Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




