Në TikTok është bërë virale një video e Paolo Crepet i cili këshillon prindërit që të shesin divanët nëse duan që fëmijët e tyre të bëhen të zotët.
Crepet, psikolog dhe sociolog italian, ka mbajtur një fjalim në një shkollë dhe këshilla e tij kryesore për prindërit ka qenë: Shitini divanët!
“Një turp i madh që fëmijët tuaj nuk po ia dalin të shkojnë në Amerikë, të bëhen balerinë apo të luajnë jazz në New Orleans, pak rëndësi ka. Vetëm të bëjnë diçka. Nuk mund t`i shikoj në divan. Shitini divanët… Gjeni momentin kur fëmijët tuaj të rritur dalin për shkuar në lokal dhe hiqini divanët fare nga shtëpia… Kështu që, kur ata të kthehen, nuk do të kenë më ku të shtrihen”, ka qenë pak a shumë mesazhi i Crepet.
Ky skenar sipas tij ndodh në çdo familje: “Vjen fëmija në shtëpi dhe thotë: Ku është divani, se duhet të shoh S.5:E47 të Netflix, që duhet të jetë sezoni i pestë, episodi i 47 në Netflix. Do të pyesë: Ku është divani? Tek gjyshja, do t`i thuash. Tek gjyshja, se nga divani po na vinin problemet. Asaj i bën mirë, ty të bënte keq”.
“Kështu që shitini divanët. Nuk keni kurajë? Po si jeni kaq kurajozë me çdo gjë, veçse me fëmijët tuaj?!”, e mbyll fjalinë e tij Crepet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




