Lajme

Zhduken radhët! Raporti mjeko-ligjor do të jepet nga Mjeku i Familjes

Në mbledhjen e fundit të saj, qeveria ka ndryshuar vendimin numër 639 të vitit 2016, duke zëvendësuar Komisionin Mjeko-ligjor që duhej të mblidhej për t’i dhënë një punëmarrësi raportin mjeko-ligjor me mjekun e familjes.

Ndryshimet cekin shkronjat a) dhe b) të pikës 1) të këtij vendimi. Pika a përcaktonte se punëdhënësi duhej të kërkonte nga punëmarrësi raportin mjeko-ligjor të dhënë nga Komisioni Mjekësor i Aftësisë për Punë.

Këto Komisione nuk ishin të shpërndara në të gjitha qëndrat shëndetësore të vendit, por funksionon të përqëndruar në pikat me popullsinë më të dendur. Përveç kësaj, mbledhja e këtyre komisioneve vetëm një herë në javë për pak orë shkaktonte radhë të gjata dhe burokraci të tjera tek punëmarrësit, duke nxitur shpesh edhe korrupsionin.

Me ndryshimet në fjalë të pikës në fjalë, atributet e Komisionit i merr Mjeku i Familjes, që ndodhet në çdo qendër shëndetësore. Ndryshimet prekin edhe emërtimin, duke hequr termin “raport mjeko-ligjor” me termin “raport i aftësisë për punë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë