Shqipëria është vendi me procesin më kompleks të zhdoganimit të kamionëve të mallrave, ndër 15 vendet e rajonit që janë pjesë e CEFTA, marrëveshje e tregtisë së lirë.
Sipas një renditje nga CEFTA, gjatë qershorit 2021, një kamion harxhon mesatarisht 3 orë e 20 minuta për procedurat e pritjes dhe zhdoganimit në pikat doganore hyrëse në Shqipëri. Koha e pritjes në Shqipëri është më e larta në rajonin CEFTA dhe me një diferencë të madhe nga vendi i dytë më kohën më të lartë të pritjes Mali i Zi ku një kamioni i duhet të presë 2 orë e 9 minuta.
Kosova renditet vendi i tretë me kohën më të lartë të zhdoganimit të një kamioni 2 orë. Serbia është vendi më shërbimet më të mira në ketë drejtim ku kamionët nuk kanë kohë pritje në pikat doganore, më pas vjen Maqedonia ku një kamion pret për zhdoganim vetëm 37 minuta dhe në Bosnjëa me vetëm 81 minuta.
Llogaritjet e CEFTA-s bëhen midis momentit kur autoriteti doganor në Zyrën Doganore të EXIT përfundon procedurat doganore dhe lejon daljen, dhe momentit kur autoriteti doganor në Zyrën Doganore të ENTRY pranon deklaratën doganore dhe lejon hyrjen e një kamioni në territorin Doganor.
Sipas metodologjisë së CEFTA koha e pritjes përfshin një pjesë të kohës së kaluar në anën e daljes (pas përfundimit të doganës formalitetet deri në momentin e largimit nga territori doganor i daljes) dhe një kohë e tërë e kaluar për të gjitha formalitetet në anën e hyrjes. Koha e pritjes e përllogaritur nga CEFTA nuk përfshin kohën e kaluar duke pritur në rrugë/autostradë dhe as kohën e kërkuar për të gjithë formalitetet para zhdoganimit në anën e daljes.
Sipas të dhënave të brendshme tashmë 92 % e shërbimeve doganore kryhen online, por shërbimi doganor në Shqipëri mbetet problematik sa i përket afateve kohore në raport me vendet e tjera të Rajonit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje