Media Galeri

Zgjohet dhe gjen në oborr anijen rreth 130 metra

Një burrë në Norvegji u zgjua dhe zbuloi se një anije e madhe kontejnerësh kishte ngecur në breg dhe ishte përplasur në kopshtin e tij të përparmë.

Anija 135 metra e gjatë ‘u parkua’ në oborrin e shtëpisë së Johan Helberg rreth orës 05:00 të enjten.

Z. Helberg u njoftua për këtë nga fqinji i tij i panikosur, i cili e kishte parë anijen teksa po shkonte drejt bregut.

“Shkova te dritarja dhe u habita shumë kur pashë një anije të madhe”, tha Helberg në një intervistë me Guardian.

“Ishte kaq joreale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë