Nga Gazeta Si - Holanda dhe Letonia janë shtetet që kanë burrat dhe gratë më të gjatë në botë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Oksfordit.
Burrat e lindur në vitin 1996 në Holandë janë mesatarisht 182.54 cm ndërsa gratë holandeze janë 168.72 cm.
Letonia është shtëpia e grave më të gjata me një gjatësi mesatare prej 169.80 cm.
Ndërkohë, sipas të dhënave, burrat shqiptarë janë mesatarisht 173.39 cm ndërsa gratë janë 161.77 cm.
Në krahasim, burrat në Shtetet e Bashkuara janë rreth 177.13 cm dhe femrat 163.54cm.
Në anën tjetër të shkallës, Timori Lindor, një ishull në Azinë Juglindore është shtëpia e burrave më të shkurtër, të cilët janë mesatarisht 159.79 cm.
Gratë në shtetin e Amerikës Qendrore, Guatemala, janë nga më të shkurtër në botë me gjatësi mesatare prej 149.39 cm.
Rezultatet u llogaritën duke pjesëtuar shumën e gjatësisë totale me popullsinë mashkullore. E njëjta metodë u përdor për të llogaritur gjatësinë mesatare të popullsisë femërore.
Duke ndarë rezultatet e tyre, ekipi Our World Data shkroi se kequshqyerja dhe sëmundjet në fëmijëri kufizojnë rritjen.
Si pasojë, lartësia mesatare e një popullsie është e lidhur ngushtë me standardet e jetesës në një popullsi.
Por lartësia nuk mund të përdoret si masë e drejtpërdrejtë e mirëqenies. Studiuesit besojnë se lartësia individuale përcaktohet kryesisht nga faktorë gjenetikë.
Pas Holandës, Belgjika (181.70 cm), Estonia (181.59 cm), Letonia (181.42 cm) dhe Danimarka (181.39 cm) mbyllin pesë vendet e para me burrat më të gjatë.
Për femrat, Letonia (169,80 cm), Holanda (168,72 cm), Estonia (168,67 cm), Çekia (168,46 cm) dhe Serbia (167,69 cm) hyjnë të gjitha në top pesëshen më të gjatë.
Sipas Guinness Ëorld Records, njeriu më i gjatë në botë që ka jetuar ndonjëherë ishte Robert Ëadloë, i lindur në 1918 nga Illinois, i cili ishte 272 cm.
Gruaja më e gjatë në botë ishte Zeng Jinlian nga Kina, e cila ishte 246.3 cm kur vdiq më 13 shkurt 1982.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.