Qeveria ka publikuar në portalin e-Albania listën e përditësuar të aktiviteteve që do të lejohen të punojnë duke filluar që prej ditës së hënë. Lista e aktiviteteve që nuk u mbyllën asnjëherë nga masat kufizuese do të zgjerohet prej datës 20 prill me aktivitete që konsiderohen me rrisk të ulët të përhapjes së koronavirusit.
Në të përfshihen dyqanet e zejtarisë, taksitë me kusht që të udhëtojnë vetëm me një person, dyqanet e tekstileve, dyqanet e rrobave, dyqanet elektrike, të tapeteve dhe dyqanet që shesin lojëra dhe produkte për fëmijët.
Hapja e disa aktiviteteve u paralajmërua nga Kryeministri Edi Rama gjatë javës. Duke shpjeguar në vija të trasha strategjinë e rikthimit në normalitet, Rama tha se ndryshimet në Kodin Penal mundësojnë rinisjen e një sërë aktivitetesh dhe dha datën 27 prill si afat për hapjen e bizneseve që konsiderohen me rrezikshmëri mesatare për përhapjen e infeksionit, si transporti rrugor dhe pikat e shitjes së mallrave të përdorura.
Faza finale, sipas asaj që njoftoi Kryeministri përfshin biznesen e konsideruara me rrezikshmëri të lartë, si baret, restorantet, kinematë, institucionet arsimore dhe qendrat sportive. Për këtë kategori nuk ai nuk dha asnjë afat.
Ndërkohë, të gjitha aktivitetet duhet që do të hapen duhet të garantojnë distancimin fizik dhe materialet e tjera si maska, doreza dhe dezinfektantë gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, si dhe duhet të aplikojnë tek e-Albania për leje javore të ushtrimit të këtij aktiviteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




