Lajme

Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika

Pas 11 Majit vendoset për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor Tiranë,

Nga poliklinika e specialiteteve numër 3 Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se duke nisur nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat e orareve për vizitat në qendrat shëndetësore, por duke respektuar distancimin social.

Ministrja deklaroi se për të sëmurët kronikë vijon të rekomandohet që të shmangin sa më shumë kontaktet me institucionet

 “Asnjëherë sistemi shëndetësor nuk ka qenë i mbyllur, përkundrazi, për të gjitha urgjencat dhe nozologjitë që kanë kërkuar trajtim, sistemi shëndetësor është përgjigjur në kohë dhe me cilësi për qytetarët. Sistemi shëndetësor do të hapet me faza dhe do të fillohet me planin e hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe specialist, ndërsa për konsultat apo ndërhyrjet kirurgjikale do të jetë një fazë e mëtejshme”, tha Manastirliu.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, fillimisht do të vlerësohet pas datës 11 Maj, hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor. Ndër të tjera Ministrja tha se do të vijojnë vizitat dhe konsultat online, ndërkohë që poliklinikat po përgatiten për  zbatimin e protokolleve dhe masave të sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë