Lajme

Zgjedhjet vendore, del lista paraprake e votuesve

Më 30 qershor të vitit që vjen shqiptarët votojnë për zgjedhjet vendore. Në një kohë kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet, Ministria e Brendshme ka publikuar sot ekstraktin e parë të listave zgjedhore.

Të drejtën e votës e kanë 3.549.909 shtetas. Ndër ta, 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.4% femra.

Ministria e Brendshme bën me dije se nga lista janë hequr emrat e 1.264 personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të “Dekriminalizimit”, si dhe janë hequr 1.309 emra të shtetasve mbi 100 vjeç.

Ministria e Brendshme ka si objektiv sigurimin e një liste sa më të plotë zgjedhore, që do të garantojë të drejtën e votës për çdo shtetas me të drejtë vote, duke shmangur në maksimum problemet e verifikuara në të kaluarën. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë