Sabah Sheta, kandidati i PD-së zyrtare dha dorëheqjen për bashkinë e Krujës, me argumentin se ai donte të shmangte përçarjen.
Merita Bakiu deputetja e Krujës ka kërkuar që në zgjedhjet e 14 majit të votohet për siglën e PD-së.
“Sot është koha të shohim përpara dhe të tregojmë forcën dhe mbështetjen tonë për Partinë Demokratike. Ne, demokratët e Krujës, kemi treguar edhe në kohëra të vështira historike sa kurajoze e dinjitoze jemi përballë sfidave dhe kjo është një prej tyre. Këto dy vite si përfaqësuese e juaja unë e kam ndjerë në çdo shtrëngim duarsh, në çdo shikim, në çdo bisede që kemi zhvilluar, se dëshira për ndryshim është e jashtëzakonshme! Ky është momenti të hedhim hapin e parë drejt këtij ndryshimi duke votuar me 14 Maj Partine Demokratike”, shkruan ajo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.