Bota

Zgjedhjet në Greqi, exit pollet nxjerrin në krye konservatorët e Mitsotakis. Syriza forcë e dytë

Gazeta Si – Në zgjedhjet politike në Greqi, ku gati 10 milionë qytetarë u thirrën në kutitë e votimit për të zgjedhur qeverinë e re, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë konservatore të Nea Dimokratia, kryeson me 41.1% të votive.

Sipas rezultateve të para të pjesshme, nga 30% e qendrave të votimit të kontrolluara deri tani, partia e majtë Syriza, e udhëhequr nga Alexis Tsipras, qëndron në 20%.

Ekziston një optimizëm i kujdesshëm në radhët e partisë kryesore të së majtës greke: 438,000 të rinj nga mosha 17 deri në 21 vjeç janë thirrur për të votuar dhe në përgjithësi përqindja e të pavendosurve është rreth 10%.

Një grup nga i cili lideri i opozitës Alexis Tsipras shpreson të nxjerrë për t’u bashkuar me rivalin e tij dhe në këtë mënyrë të përpiqet të formojë një qeveri koalicioni progresiv me partitë e tjera, përfshirë Partinë Socialiste Pasok, forcën e tretë politike në vend, e cila, sipas parashikimeve, mund të marrë 10% të votave.

Sipas këtyre rezultateve, Demokracia e Re ka siguruar nga 121 deri në 125 vende në parlamentin e ri, SYRIZA, 86 deri në 89 deputetë, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes 5 partive të tjera.

Ndaj bazuar në këto rezultate, mediat greke raportojnë se kryeministrit Kyriakos Mitsotakis do t’i duhet një koalicion për të qeverisur, ndryshe vendi do të duhet të shkojë në një raund të dytë zgjedhjesh.

21.467 qendrat e votimit në të gjithë vendin u hapën në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale dhe u mbyllën në orën 19:00 të mbrëmjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë