Lajme

Zgjedhjet në Austri, Kurz pritet të triumfojë

Austria po mban sot zgjedhjet e parakohshme pas një video-skandali që tronditi vendin gjashtë muaj më parë. Por pavarësisht fushatës së egër të opozitës, 31 vjeçari Sebastian Kurz pritet të zgjidhet sërish Kancelar.

Sondazhet sugjerojnë se Partia Popullore konservatore e Kurz është në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara, por prapë do t’i duhet një partner koalicioni. Socialdemokratët, Partia e ekstremit të djathtë Liria, të Gjelbrit dhe liberalët janë gjithashtu në garë. Bisedimet e koalicionit pritet të jenë të vështira dhe mund të zgjasin me javë.

Skandali rrëzoi qeverinë e Kurz dhe partnerit të tij të koalicionit, kreun e Partisë Liria (FPÖ), Heinz-Christian Strache dhe pati jo pak ndikim edhe në vendet e tjera të BE-së duke hedhur hije dyshime për lidhjes mes partive të ekstremit të djathtë në Europë dhe Rusisë. Stranche, po ashtu zëvëndeskancelari i Austrisë në atë kohë, u kap në një video duke premtuar kontrata qeveritare për një grua që e prezantonte veten si mbesën e një oligarku rus. Kurz u detyrua të shpallte zgjedhje të parakohshme dhe të distancohej nga parteri i tij i koalicionit.

Kancelari është politikani më i popullor i Austrisë dhe mund të forcojë pozicionin e partisë së tij pas zgjedhjeve nëse merr mbështetjen e votuesve të pakënaqur të Partisë së Lirisë. Pyetja është nëse ai do të jetë në gjendje të formonte një qeveri pa Partinë e Lirisë, ndërkohë që peizazhi politik i Austrisë duket gjithnjë e më i “ballkanizuar”.

Partia e Lirisë, nën udhëheqësin e drejtuesit të ri, Norbert Hofer, po shpreson të rinovojë koalicionin me zotin Kurz. Por edhe pse ka të njëjtën politikë të ashpër anti-emigrantëve si FPÖ, ish-kancelari Kurz mund të zgjedhë një pakt tre-palësh me të Gjelbrit dhe partinë liberale Neos. Një koalicion me Social Demokratët konsiderohet i pamundur për shkak të marrëdhënieve të këqija midis zotit Kurz dhe udhëheqësve të kësaj partie.

Kush është Sebastian Kurz?

Kurz e nisi karrieën politike që në moshën 16 vjeçare, kur ishte një nga të rinjtë më premtues të Partisë Popullore. Ndërkohë që studionte për drejtësi në Vjenë ai u zgjodh kryetar i grupit rinor të kësaj parti dhe braktisi studimet në vitin 2011 për tu bërë një ministër i brendshëm, duke u bërë më pas ministri i jashtëm në vitin 2013 në moshën 27 vjeç.

Nëna e Kurz është mësuese e shkollës së mesme, ndërsa babai i tij një inxhinier. Prindërit e tij punuan shumë për të blerë një apartament. Ai kalonte pushimet e verës në fermën e gjyshes së tij, ndërsa gjysma e shokëve të klasës ishin ose emigrantë ose fëmijë emigrantësh, shumë prej të cilëve kishin ikur nga Ballkani i shkatërruar nga lufta.
Megjithatë, sapo u bë kancelar, Kurz mbylli “rrugën ballkanike”, e cila përdorej nga grup i ri emigrantësh që arratiseshin nga luftërat apo varfëria për të hyrë në Evropë. Në të vërtetë, çështja e migracionit ka përcaktuar që nga fillimi karrierën e tij politike dhe e ndihmoi të ulej në karrigen e kancelarit tetorin e kaluar. Ai formoi një koalicion me Partinë “Liria” të ekstremit të djathtë (FPÖ), duke e bërë Austrinë në atë kohë, qeverinë e vetme të Europës Perëndimore me një parti të ekstremit të djathtë në qeveri. (Italia ndoqi më pas shembullin e saj.) Por edhe Europa po ndjek udhëheqjen e Kurzit në mënyra të tjera. Strategjia e tij për emigracionin po formonte në tërësi agjendën e të gjithë kontinentit.

Një nga momentet më dramatike në rrugën e Kurz drejt pushtetit ndodhi rreth tre vjet më pare, kur kancelari si kishte mbushur ende 30 vjeç. Në shtator të vitit 2015, Viena u gjend në një pozicion mjaft të vështirë. Pas mbytjes së tre-vjeçarit sirian Alan Kurdi, në një plazh turk, 71 refugjatë u gjetën të vdekur në një kamion në Austri. Gjermania deklaroi se refugjatët sirianë nuk do të ktheheshin më në vendin europian ku kishin hyrë për herë të parë dhe kancelarja Angela Merkel vendosi hapjen e kufijve. Mijëra refugjatë dhe emigrantë vinin çdo ditë në stacionin e trenave të Vestbahnhof në Vjenë, për të vazhduar udhëtimin drejt Gjermanisë fqinje. Ata u pritën dhe u përshëndetën nga mijëta vullnetarë në Vienë, përfshirë politikanë të rangut të lartë, si presidenti dhe ministri i brendshëm të asaj kohë.

Sebastian Kurz, Gazeta Si, 29 shtator 2019

Por Sebastian Kurz nuk ishte mes tyre. Duke qenë se ai ishte atëherë ministri për Evropën, Integrimin dhe Çështjet e Jashtme, mungesa e tij nuk kishte si të mos vërehej. Kurz ia kishte kushtuar pothuajse të gjithë karrierën e tij politike deri në atë pikë çështjeve të emigracionit. Pjesa më e madhe e punës së Kurz përfshinte vendimarrjen mbi ligjet e integrimit dhe komunikimin e vazhdueshëm me shtypin. Si kritikët ashtu dhe mbështetësit e Kurz bien dakord mbi aftësitë e tij shkëlqyera të komunikimit.

Megjithatë, ai nuk do të bëhej kancelar aq i shpejtë nëse nuk do të kishte qenë për atë që ndodhi në vitin 2015. Që nga ardhja e valës së parë të refugjatëve, përpara se vemendja e publikut në Europë të zhvendosej tek sulmet e Parisit, Kurz doli kundër kancelarit të atëhershëm austriak, Verner Faymann dhe koleges së tij gjermane Angela Merkel. I pyetur se pse nuk shkoi për të përshëndetur refugjatët në stacionin e trenit, ai u përgjigj duke thënë se: Është e gabuar që kontrabandistët dhe kriminalët që u morën emigrantëve gjithçka që kishin, të priten me buzëqeshje nga politikanët evropianë.”

Më vonë, në vitin 2016, në një konferencë në Vjenë, vendet e Ballkanit Perëndimor vendosën të mbyllnin kufijtë. Por Gjermania nuk ishte e ftuar. Megjithatë, Merkel arriti një marrëveshje me Turqinë për të marrë disa emigrantë. Të dyja marrëveshjet kanë kontribuar në rënien afatgjatë të emigrimit në Evropë, megjithëse nuk kanë ulur fuqinë e tij si çështje politike. Mbyllja e “Rrugës Ballkanike” ishte arma kryesore e Kurz gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017 dhe e ndihmoi partinë e tij të ngjitej në vendin e parë. Ashtu si Emmanuel Macron, edhe Kurz solli me vete në qeveri disa “të ardhur” politikë.

Kurz ka qenë konsekuent në ndjekjen e një politike anti-emigracionit: Ai ka shkurtuar kurset e gjuhës gjermane për azilkërkuesit dhe ka hartuar një ligj që do të shkurtojë përfitimet familjare për qytetarët qe vijnë nga vendet e BE-së me të ardhura të ulëta. “Ai nuk ishte i interesuar për politikën e integrimit- argumenton Muna Duzdar, një deputete e Partinsë Social Demokratike- Emigrimi ishte thjesht një mjet për të fituar pushtet. Dhe ai pati sukses".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë