Gazeta Si – Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri në “shërbim të përforcuar”.
Forcat e policisë do të qëndrojnë në këtë gjendje për të ndjekur masat e planifikuara për sigurimin e rendit publik dhe sigurimin e zgjedhjeve kryesisht, duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili, deklaroi se këtë të premte do të përfundojë edhe shoqërimi nga strukturat policore të materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 13 KZAZ-ve në të gjithë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet vendore.
Ndërkohë që për monitorimin e procesit zgjedhor do të jetë në detyrë 1.297 punonjës policie.
“Për sigurimin e 941 Qendrave të Votimit dhe 13 KZAZ / VNV-ve, janë bërë përllogaritjet e punonjësve të Policisë, për transportimin me automjete, pajisje, armatim, radio-komunikim, ushqime etj, deri tek votimi i tyre si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë prodhuar dhe dorëzuar në afat vulat e kërkuara nga KQZ, për KZAZ, QV, VNV etj”, deklaroi Vasili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




