Politike

Kriza e çmimeve/ Rama takime me qytetarët: Urojmë të bjerë shi që mos rrisim energjinë

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së në orët e para të mëngjesit, Kryeministri Edi Rama i tha gazetarëve se në këtë takim kanë ndarë detyrat e komunikimit me komunitetin për qeverisjen vendore. Ai u shpreh se sot e gjithë bota po përballet me një inflacion lufte për shkak të aventurës së një diktatori si Vladimir Putin.

Kreu i qeverisë shtoi se qeveria vitin e ardhshëm do të vendosë një buxhet dyfish në krahasim me atë të vitit 2013, ndërsa nënvizoi se uron që në vend të bjerë shiu i nevojshëm që të mos ndryshojë çmimi i energjisë elektrike.

“Kemi bërë një diskutim të frytshëm dhe natyrisht që kemi ndarë edhe detyrat në bazë të këtij aktiviteti që nis nesër për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe për të komunikuar me të gjithë komunitetit për qeverisjen vendore. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht.

Europa dhe ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen si agresion në dyer e Europës që ka sjellë si pasojë edhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë në të gjithë botën edhe në Shqipëri. Është një inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës së në diktatori si Vladimir Putin. Edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin i takon asaj të bëjë çdo gjë për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe shpatullat e familjeve.

Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit te ardhshëm që është 2-fishi i buxhetit të vitit 2013. Shumë gjëra kanë ndryshuar në funksion të ardhmes së vendit. Ky dyfishim është bazuar te domosdoshmëria për të mbështetur të gjithë. Do qëndrojmë me këmbëngulje për të mos ndryshuar çmimin energjisë.

Uroj të kemi shiun e nevojshëm pasi jemi të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë shi kemi më pak nevojë për të dalë në import. Gjithsesi kemi nevojë të dalim. Jemi besimplotë se do e kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Do jetë dimër i vështirë. Masat që kemi marrë do e lehtësojnë dimrin”, tha Rama.

Po ashtu Kryeministri ka komentuar këtë të hënë nëse do të ketë bashkëpunim me opozitën për sfidat që ka vendi përpara, ndërsa jemi dhe pak muaj larg zgjedhjeve lokale.

Rama tha se “për fat të keq kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në thesin e rublave”.

Sipas tij, “është fatkeqësi edhe veprimtaria dhe mënyra si vepron përditë mbajnë erë dhe ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur”.

“Në këtë epokë kërcënimi të madh kur Shqipëria nuk bën përjashtim nga gjithë ky kontekst kërcënues dhe kur na duhet të përballemi me pasoja të diçkaje që është jashtë nesh e vjen e te ne si erdhi tërmeti e pandemia na duhet të jemi sa më të qartë, sa me të vednosur e sa me të bashkuar e sa më të lidhur me partnerë dhe me aleatë të fuqishëm.

Do ishte mirë të kishim një opozitë që të rrinte mirë në këtë kontekst por për fat të keq kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në thesin e rublave.

Praktikisht është fatkeqësi edhe veprimtaria dhe mënyra si vepron përditë mbajnë erë dhe ajo cka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur”, tha Rama .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë