Media Galeri

Zgjedhjet bashkiake në Turqi, fleta e votimit të Stambollit është… 1 metër

Zgjedhjet komunale në Turqi vazhdojnë që nga ora 7 e mëngjesit, me interesin e analistëve ndërkombëtarë të përqendruar në Stamboll, ku garojnë kryebashkiaku aktual Ekrem Imamoglu dhe i zgjedhuri i presidentit Erdogan, Murat Kurum.

Fakti që shumë e shohin këtë përballje si një “duel” mes presidentit turk dhe Imamoglu nuk është i rastësishëm. Vetëm në 48 orët e fundit, Erdogan organizoi gjashtë mitingje parazgjedhore, të gjitha në Stamboll, ndërsa pak orë para hapjes së qendrave të votimit ai u lut në Hagia Sophia i shoqëruar nga Kurum.

Një detaj që ra në sy për procesin vendimtar të zgjedhjeve të sotme është gjatësia e fletës së votimit për Bashkinë Metropolitane të Stambollit. Fotot tregojnë votuesit dhe anëtarët e komisioneve zgjedhore duke mbajtur fletën e votimit… të gjatë, e cila, sipas faqes turke Duvar, është pothuajse një metër e gjatë!


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë