Zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci, ka konfirmuar dy vatra të reja të gripit të shpendëve, në Divjakë dhe Devoll.
Gjatë konferencës për shtyp, Gjeci tha se po vijon monitorimi në të gjithë vendin mbi përhapjen e këtij gripi.
“Ka vazhduar monitorimi i situatës në të gjithë vendin. AKU ka kryer kontrolle në të gjithë vendin. Policia e shtetit. Prefektët dhe kryetarët e bashkive janë në bashkëpunim për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit. Sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik nga vezët dhe mishi i blerë në vendet e certifikuara dhe të gatuara me më shumë se 70 gradë. Në faqen tona gjeni informacionin e nevojshëm për qytetarët dhe fermerët.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



