Futboll

Zemra përtej tifozllëkut! Video e urimit të Krishtlindjeve nga Atletiko Madrid i prek të gjithë

Gazeta Si – ‘E pe ndeshjen të dielën?’ Video e urimit të Krishtlindjeve nga klubi spanjoll, Atletiko Madrid, ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka bërë që të gjithëve t’u shpëtojë ndonjë pikë loti, teksa e shohin.

Në video shfaqet një taksist, i cili ndalon makinën për të ndihmuar një të moshuar, që duket i çorientuar duke ecur në rrugë, në të ftohtë.

Taksisti e ndihmon për ta çuar në shtëpi dhe gjatë rrugës e vetmja mënyrë për të shkëmbyer dy fjalë është futbolli. Edhe pse i moshuari është tifoz i Real Madridit dhe idhulli i tij është Di Stefano, kurse taksisti, nga sa kuptohet në fund, është tifoz i rivalëve të qytetit, Atletiko Madrid.

Zemra shkon përtej tifozllëkut. Vërtet një mesazh shumë prekës nga klubi spanjoll.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë