Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku e ka informuar për situatën aktuale dhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij.
Gjatë këtij komunikimi, Zelensky theksoi angazhimin e përbashkët me partnerët ndërkombëtarë për të ndalur sa më shpejt luftën dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Ai nënvizoi se Ukraina po punon intensivisht me aleatët për të siguruar paqen.
Në fokus të bisedës ishin edhe përgatitjet për takimet në forume dhe organizata ndërkombëtare, ku pritet të zhvillohen diskutime me format të veçanta bashkëpunimi me vendet partnere. Zelensky dhe Rama ranë dakord për rëndësinë e këtyre takimeve në mbrojtje të popullit ukrainas dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në përfundim, Presidenti Zelensky falënderoi Shqipërinë dhe Kryeministrin Rama për mbështetjen e palëkundur dhe solidaritetin që kanë treguar ndaj Ukrainës gjatë kësaj periudhe të vështirë.
I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal. I briefly updated him on the situation at the front and in diplomacy. We are working with all our partners to end this war and stop the killings as soon as possible.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 7, 2025
We discussed preparations for meetings… pic.twitter.com/5Sabb4frx0
“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E informova shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tënde të palëkundur për Ukrainën”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar në këtë moment kritik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




