Gazeta Si - Presidenti ukrainas Zelensky flet me Bashkimin Evropian, por mesazhi është për Shtetet e Bashkuara: “Ne duam t'i japim fund luftës. Ne duam paqe, por duhet të kemi garanci që do të na ndihmojnë të na mbrojnë nesër. Garancitë evropiane të sigurisë nuk do të jenë të mjaftueshme, për ne, garancia e vërtetë është NATO, e cila varet nga vendimet e marra nga evropianët dhe amerikanët”.
Kjo është “beteja” e Zelenskit, ai e di se kush është armiku i tij dhe kush mund të jetë aleati i tij.
Presidenti rus është “një rrezik shumë i madh për të gjithë”. Ai nuk heziton ta quajë “të çmendur. Atij i pëlqen të vrasë".
Zelenski foli me njëzet e shtatë liderët e shteteve anëtare të NATO në Holandë, ku takimi kryesohej nga Mark Rutte.
Një diskutim që zgjati më shumë se sa pritej. Por pas këtij uniteti ka të çara: kryeministri hungarez Orbán dhe kryeministri sllovak Fico. Vetë Zelenski kujtoi në konferencën për shtyp se "kryeministri hungarez nuk ka një mandat personal për të organizuar negociatat e paqes dhe marrëdhëniet e tij me Putinin janë paksa shumë të ngrohta për ta vënë Putinin në vendin e tij".
Ai më pas e përkufizoi si "të turpshme të flitet për para" përballë kërkesës së Sllovakisë për të lejuar tranzitin e gazit rus, sepse është më pak i kushtueshëm.
Por mbi të gjitha, për Zelenskin, një armëpushim rrezikon vetëm "ngrirjen" e konfliktit nëse nuk dihet "çfarë do të ndodhë më pas".
Pezullimi i armiqësive, për Zelenskin, do t'i japë vetëm kohë Putinit: “Ne duhet ta shtyjmë Moskën drejt paqes reale, të qëndrueshme dhe të garantuar. Ne të gjithë e kuptojmë se Presidenti Trump do të shtojë përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në janar, - tha ai. - Nga ne varet nëse Evropa do ta mbështesë me një zë të fortë dhe të bashkuar”.
Zelenski renditi shtatë kushte për të siguruar që Rusia "të njohë nevojën për paqe" dhe e para është ftesa për Ukrainën për t'u anëtarësuar në NATO, por SHBA dhe Gjermania kanë dyshime për këtë (Trump dhe Scholz folën dje për një "politikë të koordinuar midis Evropës dhe Shtetet e Bashkuara”).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.