Kuriozitete

Zbulohet Toka e mbuluar e gjithë nga një oqean gjigant

Shkencëtarët kanë zbuluar 100 vjet dritë larg një planet pak më i madh se Toka, por i mbuluar tërësisht me ujë dhe që rrotullohet rreth dy yjeve të vegjël.

I quajtur TOI-1452b, planti u zbulua nga një grup kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Charles Cadieux, profesor në Universitetin e Montrealit, Kanada, dhe u shfaq në The Astronomical Journal.

Planeti i ri u identifikua për herë të parë falë teleskopit hapësinor Tess, i projektuar pikërisht për të skanuar galaktikën tonë për ekzoplanete. Pasi u identifikua, objekti i ri u analizua në detaje nga një mjet i ri i fuqishëm i instaluar në Observatorin Mont-Megantic në Kanada, i cili bëri të mundur zbulimin e karakteristikave të tij interesante.

Kështu ishte e mundur të konstatohej se TOI-1452b rrotullohet rreth një sistemi yjesh binarë më të vegjël se Dielli dhe që janë vetëm 97 njësi astronomike larg njëri-tjetrit, pak më shumë se dyfishi i distancës midis Diellit dhe Plutonit.

Planeti, nga ana tjetër, është 70 për qind më i madh se Toka dhe mbulohet tërësisht nga një oqean i madh me ujë të lëngshëm. Të dhënat tregojnë praninë e një bërthame të fortë, ndërsa uji përfaqëson deri në 20 për qind të masës së tij. Për krahasim, në Tokë uji përbën vetëm 1 për qind të masës.

Detaje të reja të këtij planeti të ri dhe interesant shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë se shpejti falë vëzhgimeve me teleskopin hapësinor James Ëebb plotësisht funksional prej muajit korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë