Ka ndodhur

Zbulohet për herë të parë opium në Vlorë, 70 bimë të mbjella në një arë, arrestohet 50-vjeçari

Nga Gazeta Si - Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 54-vjeçar është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, i arrestuari kishte mbjellë në një ambient të hapur 70 bimë të dyshuara opium.

Policia thotë se në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë