Ka ndodhur

Zbulohet parcela me kanabis dhe baza me armë e municione në Tiranë

Gazeta Si- Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Policia e Tiranës njoftoi këtë të premte se ka finalizuar operacionin e koduar “Plani” ku ka vënë në pranga V.J., 66 vjeç, T.T., 32 vjeç, banues në Zall-Bastar, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 41 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis”.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së 66-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krehra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare dhe shuma parash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë