Nga Gazeta 'SI' - Një tjetër varr monumental është zbuluar në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias.
Kjo është një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike, njofton ministria e Ekonomisë dhe Kulturës, MEKI.
Gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë. Nga rezultatet paraprake mendohet sa ai është përdorur për varrime nga shekulli i I deri në shek. II të erës sonë.
Ndërkohë aty po hartohet edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.