Lajme

Zbulohet një arsenal predhash në shtratin e lumit Shkumbin

Rreth 100 predha artilerie janë zbuluar sot në njësinë administrative në Bradashesh, të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se efektivët e EOD, të batalionit xhenier të Komandës mbështetëse të FA, në më pak se 2 orë kanë bërë të mundur zbulimin e këtyre municioneve.

Predhat u konsistuan në afërsi të lumit, e ndërsa në operacion asistuan edhe efektivë të Policisë së Shtetit. Kjo sasi e municioneve u transportua për në poligon, ku dhe do të bëhet asgjësimi i tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë