Arkeologët kanë zbuluar një fabrikë birre 5000-vjeçare që mund të prodhojë mijëra litra birrë në qytetin e lashtë egjiptian të Abydos.
“Kjo fabrikë ka të ngjarë të jetë që nga mbretërimi i Mbretit Narmer, rreth 3100 vite para Krishtit”, tha Ministria e Turizmit dhe Arkeologjisë në një deklaratë të shtunën.

Matthew Adams, një nga udhëheqësit e kërkimit që bëri zbulimin tha se ata besojnë se birra ishte përdorur në ritualet e varrimit mbretëror për mbretërit më të hershëm të Egjiptit.
Fabrika e birrës, e cila kishte një kapacitet prodhimi prej 22,400 litrash, ishte e ndarë në tetë seksione, secila me 40 enë balte të përdorura për të ngrohur përzierjet e grurit dhe ujit.

Zyrtarët janë “të etur” të tregojnë këtë zbulim për të rritur dhe numrin e turistëve pasi industria e turizmit në Egjipt mori një goditje të madhe gjatë pandemisë së koronavirusit.
Numri i turistëve që vizitojnë Egjiptin ra në 3.5 milion vitin e kaluar nga 13.1 milion në 2019.\Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje