Një “sirenë” e çuditshme që duket se është pjesërisht peshk, pjesërisht majmun dhe pjesërisht zvarranik, është duke u hetuar nga shkencëtarët në një përpjekje për të zbuluar misteret e saj.
Mumja u soll nga Japonia nga një marinar amerikan dhe iu dhurua Shoqatës së Historianëve, në Springfield, Ohio, në vitin 1906.
Me një fytyrë të “ngrirë”, dhëmbë të çuditshëm, kthetra të mëdha, gjysma e poshtme si peshku dhe një shtresë flokësh gri, ajo u ka ngjethur për vite me radhë mishtë vizitorëve të muzeut.




Por tani sekretet e saj mund të zbulohen, pasi e ashtuquajtura “sirenë” iu nënshtrua rrezeve X dhe u vu nën skaner për herë të parë, në një përpjekje për të deshifruar natyrën e saj të vërtetë.
Joseph Cress, një radiolog në Universitetin e Kentakit Verior, tha: “Duket se është një përzierje e të paktën tre specieve të ndryshme nga jashtë”.
“Ka kokën dhe bustin e një majmuni, duart duket se janë ato të një amfibi pothuajse si një aligator, krokodili apo hardhuce. Dhe pastaj ka bishtin si të peshkut; përsëri mbetet specie e panjohur.”
“Është padyshim një model kafshe i krijuar, pothuajse si Frankenshtajni. Dhe unë dua të di se cilat pjesë janë bërë bashkë”, tha Cress.
Në Japoni, disa legjenda rrëfejnë se sirenat i japin pavdekësi kujtdo që shijon mishin e tyre.
Në një tempull në Asakuchi, një sirenë Fixhi i kthye në një objekt të vërtetë kulti; edhe pse më pas u zbulua se ishte prej pëlhure, letre dhe pambuku, e zbukuruar me luspa peshku dhe qime kafshësh. /dailymail
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




