Makina e parë elektrike në botë e garave Formula me dy vende, e cila mund të shkojë nga 0-60 mph në vetëm 3,2 sekonda do të zbulohet në konferencën COP26 për ndryshimet klimatike.
I zhvilluar nga Envision Virgin Racing së bashku me firmën e teknologjive të qëndrueshme Johnson Matthey, prototipi ka një shpejtësi maksimale prej 149 milje në orë.
Automjeti i prodhuar në Britani është i pari që ka bateri litium-jon me madhësi të plotë.
Kjo lloj baterie pritet të hyjnë në prodhim të gjerë deri në vitin 2024 dhe do të jetë e përshtatshme për përdorim në makina të mëdha pasagjerësh dhe SUV.
Dizajnerët thanë se ata shpresojnë se prototipi i makinës së garave do të ndihmojë në përshpejtimin e tranzicionit drejt një të ardhmeje neto zero dhe përdorimin më të gjerë publik të automjeteve elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





