Një operacion antidrogë i policisë italiane në Montesilvano të Pescara, ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti trafikantësh droge, që kishin arritur të ndërtonin një ndër laboratorët më të sofistikuar të kokainës në Itali.

Shtypi italian raporton se janë arrestuar Alfred Tusha, 28-vjeç dhe Leonard Spahiu, 40-vjeç, pasi në shtëpinë e tyre u janë sekuestruar 34 kilogramë heroinë. Nëse droga e sekuestruar do të hidhej në treg do të kishte vlerën 2 milionë eurove, gjithashtu sepse, pas “karantinës”, kërkesa u rrit dhe për këtë arsye çmimi i substancës narkotike gjithashtu u rrit.
Ata u arrestuan në një laborator droge, ku bënin përgatitjen e lëndës narkotike, për ta shpërndarë më pas në tregun me pakicë. Konfiskimi ndodhi në Pescara dhe sipas mediave vendas është sasia më e madhe e drogës e kapur në vitet e fundit. Sipas karabinierëve në laborator droga ishte e ndarë në bukë gjysmë-kiloshe për t’u nxjerrë më pas në treg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




